Zogu shiti votën për 20 mijë lekë/Vasili: Prova nëse SPAK zgjaton ligjin apo mbështet Rilindjen

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se me deklaratën e Hermes Nikajt i njohur si ”Zogu i Tiranës”, që shiti votën në votimet e 30 qershorit për 20 mijë lekë të vjetra, SPAK duhet të nis menjëherë hetimet për krim zgjedhor.

”Në përgjimet e fundit del qartë sesi 30 qershori ishte një këllirë politike dhe përgjimet e të famshmit ”Zogu i Tiranës” dhe Dajanës, vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës. Të vërtetat janë sheshit janë publike, po bubullojnë dhe njëherazi me to dita-ditës po shpërbehet e po shkretohet Shqipëria sepse qeverisin hajdutët e kriminelët e votave në pushtet deri në krye të qeverisë e të parlamentit”,-shkruan Vasili.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së, thekson se një SPAK që do ti shmanget çështjes më kritike ku qeveria dhe krimi të bëra njësh grabisin votën me para e kërcënime, është një SPAK që vdes pa lindur ende. ”Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK për të ndarë nëse ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e Rilindjes”.

Postimi i plotë

Krimi zgjedhor pas dosjeve 184 dhe 339, tani edhe Zogu dhe Dajana, ç’pret SPAK? Blerja e votave është themeli i shkatërrimit dhe kapjes së shtetit ligjor. Blerja e votave është mburoja politike e korrupsionit pa fre. Blerja e votave blen drejtësinë dhe mbron kriminelet me pushtet.

Në përgjimet e fundit del qartë sesi 30 qershori ishte një këllirë politike dhe përgjimet e të famshmit ”Zogu i Tiranës” dhe Dajanës, vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës. Të vërtetat janë sheshit janë publike, po bubullojnë dhe njëherazi me to dita-ditës po shpërbehet e po shkretohet Shqipëria sepse qeverisin hajdutët e kriminelët e votave në pushtet deri në krye të qeverisë e të parlamentit.

Krimi elektoral ku është vërtetuar se që nga kryeministri e deri tek ministrat, deputetë, drejtorë, shefa policie etj janë provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore të tij, duhet të hetohen nga SPAK-u sepse është objekt i SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë është demagogji boshe. Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i çoi dosjet në Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Një SPAK që do ti shmanget çështjes më kritike në Shqipëri ku qeveria dhe krimi të bëra njësh grabisin votën me para e kërcënime gjithfarësh pushtetin e qytetarëve, është një SPAK që vdes pa lindur ende. Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK për të ndarë nëse ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e Rilindjes. Populli nuk do ta lejojë por populli po vëzhgon me zemërim shpërthyes edhe “Drejtësinë e re” dhe SPAK-un sesi po vepron ajo dhe a do të jenë zbatuese të kushtetutës dhe ligjit apo do të jenë masha në duart e Edi Ramës dhe Rilindjes dhe do të zbatojnë ligjin e kusareve.

SHKARKO APP