Zonja e Parë e Shqipërisë Odeta Nishani uron shqiptarët: Gëzuar 2017 !
Një familje sharmante dhe korrekte- kështu mund të thuhet për familjen e Presidentit të Republikës. Zonja e Parë Odeta Nishani ka uruar festën e Vitit të Ri, ndërsa këtë e ka bërë publike me një postim në faqen e saj në Facebook.
Me një foto të familjes së bashku me Presidentin Nishani dhe dy fëmijët, Zonja e Parë ka uruar për një mbrëmje sa më të bukur.
“Të dashur miq, kudo që ndodheni, në emër të familjes time, ju uroj një mbrëmje të bukur sonte në natën e ndërrimit të viteve! Gëzuar 2017!”, shkruan zonja Nishani në faqen e saj në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

