Zv/kryeministrja Balluku në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet
Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, qëndroi këtë pasdite 3 orë në SPAK. Balluku ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se ishte një thirrje për dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës, për të cilën ka thënë se duhet të jepte disa sqarime.
“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha zv/kryeministrja Balluku.