Zv/kryeministrja Balluku: Politika e vjetër bllokuese, por ne të shikojmë vetëm punën dhe te ardhmen e vendit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qenë e pranishme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese , Tregtinë dhe Mjedisin ku ka prezantuar projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjinë për vitin 2024.
Balluku në postimin në Facebook shkruan se zhvillimi nuk mund të ndalet pë agjendat personale të politikës të së shkuarës.
Postimi i plotë:
Zhvillimi nuk mund të ndalet për axhendat personale të politikës së së shkuarës,
🇦🇱Shqipëria duhet të ecë #përpara.
Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin prezantova projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe⚡️Energjisë për vitin 2024. Një buxhet i cili adreson kërkesat dhe objektivat e #MIE, duke shtyrë avancimin e mëtejshëm të projekteve të nisura, në infrastrukturë, energji dhe sektorët e tjerë, si dhe parashikon hapjen e kantiereve të tjera, ashtu siç kemi parashikuar e premtuar, në të gjithë vendin.