Zv/kryeministrja Balluku: Skuadrat e mirëmbajtjes në terren, të gjitha akset janë të kalueshme

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe borës, të gjitha akset rrugore janë të lira për kalimin e automjeteve. Skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri të plotë për të mënjanuar çdo problematikë të shkaktuar nga kushtet atmosferike.

Zv/kryeministrja, njëherazi dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar pamje nga Thethi, ku falë ndërhyrjes së skuadrave të mirëmbajtjes të gjitha akset janë të hapura, ndërsa puna vijon pandërprerë.

“Theth. Në gadishmëri të plotë në të gjithë vendin. Të gjitha akset po trajtohen nga skuadrat e mirëmbajtjes së rajoneve, të gjitha akset janë të lira për kalimin e automjeteve”, shkruan Balluku. Numri dy i qeverisë bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. “Kujdes! Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”, është thirrja e Ballukut.

SHKARKO APP