Zv/kryeministrja Belinda Balluku merr kartën e re të anëtarësisë në PS

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka marrë kartën e re të anëtarësisë në Partinë Socialiste. Balluku shprehet se kartën e re e ka marrë prej një nga socialistëve të vjetër në PS, që për shumë vite ka kontribuar në këtë forcë politike.

“Kartën e re të anëtarësisë e mora nga Gëzimi. Nuk ka socialist që nuk e njeh në Partinë Socialiste për besnikërinë dhe profesionalizmin tij, që nuk e respekton për kontributin prej disa dekadash, por unë personalisht kam 18 vite që e njoh e punoj me të, ndaj e kisha këtë privilegj sot”, shkruan Balluku.

PS ka nisur nga puna për riorganizimin e strukturave të saj dhe të rifreskimit të listave të anëtarësisë, duke shpërndarë dhe kartat e reja me qëllim eliminimin e emrave fiktivë.

SHKARKO APP