Zv/ministrja e Brendshme, Kuko: Nuk kam asgjë me ambasadorin e BE

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko ka reaguar për aludimet në rrjetet sociale lidhur ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, Zv/ministri shprehet se “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?