Zv/Presidenti i PPE: Rama të presë Venecian

Andrey Kovatchev, Zëvendës president i Partive Popullore Europiane në PE, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që të presë vendimin e Komisionit të Venecias, para së të votojë dekretin e kreut të shtetit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në  Twitter, Andrey Kovatchev thotë se është dakord me qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në çdo rast, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në  Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”,- shkruan Andrey Kovatchev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor. “Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”,- shkruan David Lega në një postim në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i bëri thirrje Edi Ramës që të presë vendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u vu në lëvizje pikërisht nga Kreu i Shtetit i cili iu drejtua me 8 pyetje për draftin e njëanshëm të PS-së për reformën zgjedhore. “Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Shikoni në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në prill 2021”, shprehet në mesazhin e tij drejtuar mazhorancës dhe kryetarit të saj të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi

Lexoni edhe..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?