“Zvarritja” e rritjes së pagave, Rama bën përgjegjës deputetët: Kalon këtë javë në Kuvend. Jo premtim për zgjedhjet

Nga ”Turi i Mirënjohjes” në Dibër, kryeministri Edi Rama u kujdes që të theksonte se premtimi i rritjes së pagave nuk kishte të bënte me zgjedhjet. Rama tha se ky projektligj do të kalojë këtë javë, e ndërsa për zvarritjen e saj bëri fajtorë deputetët e Kuvendt.

“Rritja e pagave kalon në parlament këtë javë dhe arsyeja pse ligji ngeci ishte sepse unë i thoja qeverisë dhe deputetëve, që t’ju rritet paga të fundit, mirëpo me ministrat bëra si bëra, kur shkova në parlament deputetët thanë e duam tani se lodhemi shumë dhe ju duhet t’i mirëkuptoni”, u shpreh Rama.

Ai sqaroi se ndonëse ky projektligj është vonuar të marrë miratimin në Kuvend, rritja e pagave do të hyjë në fuqi që në prill. Pra në qershor do të merret rritja e pagës për muajin prill dhe maj.

SHKARKO APP