Zvicra e shqetësuar për “shqiponjat” e shqiptarëve
Festimet e Pajtim Kasamit në ndeshjen ndaj Juventusit dhe ai i Granit Xhakës në përballjen Gladbach – Hanover, nuk janë pëlqyer nga fansat helvetë, por gjithashtu dhe nga drejtues të federatës zvicerane, raporton Sport News.
Federata Zviceriane e Futbollit ka bërë të ditur nëpërmjet zëdhënësit të saj, Marco Von Ah, se përpara ndeshjes me Lituaninë, të gjithë futbollistëve të përfaqësueses do t’i rikujtohej dhe një herë mënyra sesi duhet të sillen në fushën e lojës.
Sipas asaj që shkruan Blick, në kombëtaren zvicerane nuk ka vend për politikë, dhe pse gjesti me simbolin e shqiponjës në fakt nuk është politik dhe as nuk shpreh ndonjë shenjë racizmi apo ksenofobie.
Ky gjest mendohet të ndalohet gjithashtu dhe në klubet ku aktivizohen futbollistë shqiptarë, që luajnë për Zvicrën./