Zyrat me një ndalesë, Balluku: Shërbimet në e-Albania janë falas, përfshirë pasaportat dhe shërbimet bashkiake

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme.

Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e “zyrës me një ndalesë”. Gjatë vizitës, Balluku u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë këtyre zyrave për të marrë asistencë falas për çdo shërbim të nevojshëm në platformën digjitale.

Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet e Postës, së IdentiTek për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave, ashtu si edhe shërbimet që lidhen me bashkitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për moshat e treta që e kanë më të vështirë përdorimin e teknologjisë, ofrohen falas nëpërmjet zyrave me një ndalesë. Çdo zyrë avokatie apo noterie që ofron këto shërbime me pagesë është në shkelje të plotë të ligjit”, theksoi Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?