Zyrtare – Franca i thotë përfundimisht “Jo” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në lidhje direkte gazetarja Erisa Zyka nga Brukseli, konfirmoi për emisionin “Opinion” në tv Klan vendimin zyrtar dhe përfundimtar të Francës, e cila refuzon zgjerimin e BE-së, ku presidenti Macron nuk ka do të ndryshojë vendimin e tij për t’i thënë “Jo” çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Erisa Zyka nga Brukseli: Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është konfirmimi që ka ardhur enkas për emisionin Opinion.

Raportimi i saj u bë teksa, kishte nisur darka e punës e 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Holanda po ashtu ka qenë kundër Shqipërisë.  Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi patur kritike për shkak të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Këto vende kanë qenë Ok për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po”,tha më tej gazetarja.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?