Zyrtare, Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes. Lë ”Përputhen” për Kuvendin

Nga ”Përputhen”, moderatorja Ori Nebijaj do të bëhet deputete e PD-së. Kjo pasi Grida Duma dorëzoi mandatin për të nisur një epokë të re në ekran si moderatore dhe autore e ”Top Story”, mandatin e merr Nebijaj.

Si kandidate në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ajo ka pranuar mandatin e deputetes dhe ka firmosur dokumetin përkatës (për pranimin e mandatit). Nebijaj pritet ta lërë emisionin që drejton dhe të fokusohet në politikë.

“Unë sot e plotësova formularin dhe nesër e dorëzoj në KQZ. Mandati është detyrim për mua, edhe pse rrethanat politike s’më favorizojnë unë në parlament jam për të gjithë ata që besuan tek unë me votën e tyre”,-tha ajo për ”BalkanWeb”.

Oriela Nebijaj mori 5599 vota. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. Nuk dihet se kush do prezantojë ”Përputhen”, po shancat e kanë zgjedhur kë duan, është pikërisht Elona Duro.

 

SHKARKO APP