ZYRTARE/ Rama shkarkon zv/ministren e Mjedisit, firmos divorcin me Vangjel Dulen

Por portali bën me dije se arsyeja e këtij vendimi lidhet me fundin e bashkëqeverisjes mes PS-së dhe PBDNJ-së, të Vangjel Dules. Kësisoj bashkë me firmën për shkarkimin e zv/ministres së PBDNJ-së, Rama ka firmosur edhe divorcin politik me Dulen.
Marrëdhëniet e tyre u tensionuan veçanërisht pas debatit në Kuvend për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por firma e Dules në mesin e 7 deputetëve që i kërkuan llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e një date konkrete për hapjen e negociatave me BE dhe replikat e ashpra me të në seancën e kaluar, duket se e kanë shtyrë kryeministrin e vendit të kërkojë divorcin përfundimtar me PBDNJ-në.

Gjithashtu mësohet se bashkë me shkarkimin e zëvëndësministres së Mjedisit, Oljana Ifti, kryeministri Rama ka propozuar edhe shkarkimin e anëtarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, nga radhët e PBDNJ-së, Spiro Kuro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkarkimet e tyre vijnë në kuadër të kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të PBDNJ-së, në administratën shtetërore, megjithëse ky përfaqësim ishte pothuajse i papërfillshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse një nga aleatët më të gjatë, në kohën që Rama ishte në opozitë, aleanca me Dulen pësoi thyerje sapo Rama mori pushtetin. Kujtojmë se në 3 vite Dule nuk i ka kursyer kritikat e tij për keqeverisjen, kritika të cilat kulmuan me interpelancën e javës së kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?