Zyrtarët garantë të tonelatave me drogë, zbardhet skema si mbërriti SPAK te “Shpirti”

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi, zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim, në operacionin e titulluar ”Shpirti”. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një tablo të një organizate kriminale ku ishin përfshirë edhe zyrtarët e lartë të policisë.

Një nga pikat kyçe të hetimit ka qenë bashkëpunimi me drejtësinë i katër personave të arrestuar më herët, thëniet e të cilëve, kryqëzuar me prova të tjera, kanë ndërtuar gjithë “zinxhirin e prodhimit” të drogës, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve puljeze me mjete lundruese të fuqishme. Nga hetimet janë sekuestruar në total 6 ton drogë e llojit marijuanë, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës, e shpërndarë me pakicë, do të shkonte në mbi 55 milionë euro. Personat e prangosur nga këto operacione janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë dënime deri në 20 vite burg.

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, kjo tregon se Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate dhe se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron. ”SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht, ndërsa varfërojnë Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate”,-shkruan Kim në Twitter.

Mes të arrestuarve janë dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në 2016, Hekuran Marku dhe Agustin Deda. Ndër të arrestuarit e tjerë janë: prokurori i Vlorës Maksim Sota. Është ndaluar edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar në kohën kur në detyrë ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Është ndaluar edhe shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme, Ilir Balla, shpërdorim detyre, ndërsa edhe ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”. Një tjetër zyrtar i ndaluar është edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë.

Prokurori Maksim Sota ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gazetaren e ”Top Channel”, Anila Hoxha. Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do të pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ”arrest shtëpie”.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”,-mësohet të ketë thënë Sota.

Personat e arrestuar në operacionin e koduar “Shpirti”

1-Aleks Mema
2-Jovan Memaj
3-Aleksandër Nexho
4-Shkëlzen Kamberi
5-Benard Tahiraj
6-Marenglen Çaçi
7-Erind Hysomemaj
8-Klajdi (Ademi) Hysomemaj
9-Elton Kushi
10-Erion Hoxhara
11-Çezar Gjomemo
12-Saimir Kurti
13-Malton Lleshi
14-Shkëlzen Daci
15-Eltjon Bregasi
16-Paul (Agustin) Deda
17-Hekuran Marku
18-Hamit Seferi
19-Leonidha Seidiaj
20-Ilir Gaba
21-Luan Zylyftari
22-Geri Zylyftari
23-Erlind Zylyftari
24-Artan Zylyftari
25-Artur Krasniqi
26-Ilirjan Balla
27-Maksim Sota
28-Festim Lelaj

https://kohajone.com/zeri-i-amerikes-shqiperi-goditen-4-grupe-te-fuqishme-narkotrafiku-ne-pranga-nje-prokuror-e-zyrtare-policie/

https://kohajone.com/informacioni-zyrtar-i-spak-per-operacionin-shpirti-mes-te-arrestuarve-dhe-dy-shoqerues-te-ish-ministrit-te-brendshem/

SHKARKO APP