Zyrtari i lartë i NATO-s: Civilët në Perëndim të përgatiten për luftë me Rusinë

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për konflikt me Rusinë.

Admirali holandez Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se ndërsa forcat e armatosura janë tashmë të përgatitura për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”- tha Bauer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Admirali tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur me thirrjet ndaj popullatës së saj që të përgatitej për luftë në fillim të këtij muaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aty fillon,” tha ai. “Kuptimi se jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”.

Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, ku aleanca praktikon zmbrapsjen e një pushtimi nga forcat ruse.

Rreth 90,000 trupa janë vendosur të bashkohen me stërvitjen Steadfast Defender që do të zgjasë deri në maj, duke përfshirë 20,000 trupa nga Mbretëria e Bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?