Zyrtari i lartë i SHBA takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE, kritik për të ardhmen e Shqipërisë

Zv/sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin Edi Rama.  Në një postim në rrjetin social “X” Verna ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e qeverisë, ndërsa shton se është rënë dakord në lidhje me faktin se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, shkruan ai.

Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë:

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.

Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.

SHKARKO APP