”Zyrtari shqiptar që ka tentuar të shesë sekretet shtetërore”, Karamuço: Rama dhe Meta kanë dijeni
Një zyrtar i lartë ka tentuar të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Rama dhe Meta kanë dijeni.
“Dyshohet që është një funksionar i lartë që vitin e kaluar që ka komunikuar me një diplomat. Ai ka marrë para i është dhënë edhe një bursë nga ai shtet dhe në këmbim të kësaj ka dhënë informata sekrete shtetërore. Pseudonimi i tij është “çelësi” dhe i huaji është “rezidenti”.
“Çelësi” ka marrë para dhe e ka çuar djalin në një shkollë jashtë vendit në këmbim të sekreteve shtetërore. “Rezidenti” është i huaji, e ka marrë në restorante jashtë Tirane. I ka qarë hallin, që unë kam vetëm një rrogë, dua të çoj djalin jashtë.
Presidenti dhe kryeministri janë në dijeni të kësaj ngjarje që ka ndodhur vitin e kaluar. Ai është lëvizur nga posti, por nuk është arrestuar. Bëhet fjalë për kabinetin e ngushtë”.