Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zyrtarisht nën censurë. Rilindja vrau dhe fjalën e lirë

Zyrtarisht nën censurë. Rilindja vrau dhe fjalën e lirë

Editorial
E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 20:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani

Fillimisht kryeministri mori “opozitën”. Pas djegies së mandateve kryeministri konstatoi se i erdhi në dorë shansi që nuk kishte pasur askush para tij në pushtet. Duke zëvendësuar opozitën me deputetët e blerë siguroi qeverisjen e qetë dhe blindoi PS-në nga çdo rrjedhje. Që pas shkurtit të këtij viti, askush në PS nuk e çon në mendje të dalë kundër kryeministrit. Nuk guxon sepse e di se nuk vlen më shumë se Kujtim Gjuzi apo çdo deputetë tjetër anonim.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Pas opozitës vrau protestat. Çdo reagim i opozitës reale u mbyt me gaz lotsjellës dhe me dhunë. Sot duket kohë e largët, në fakt ka ndodhur vetëm pak javë më parë, kur më shumë se 600 qytetarë u burgosen dhe u dhunuan vetëm pse dilnin në protestat e opozitës. Pasi vrau protestat dhe opozita u tërhoq, kryeministri mori zgjedhjet. I mori jo me vota, por vodhi gjithë procesin. 30 qershori ishte kambana e parë e alarmit se ky kryeministër nuk ndalet para asgjëje. Në emër të pushtetit shkoi në zgjedhje pa opozitën dhe bëri atë që as Berisha nuk e kishte imagjinuar në kohën e vet më të pushtetshme gjatë viteve ’90. Shkoj edhe më tej duke kopjuar pikë për pikë zgjedhjet moniste me kandidatë falsë dhe me votim vetëm për partinë. Pas zgjedhjeve i kishte mbetur drejtësia e re, e cila ishte kërcënimi i vetëm real për gjithë zyrtarët dhe abuzuesit. Pasi e bllokoi për tre vite, tani duket se në gjithë postet kyçe të institucioneve të reja, me ndonjë përjashtim, janë rehatuar rilindas dhe njerëz me lidhje farefisnore të forta me qeverinë. Njerëz të tillë mund jenë juristë të spikatur, por nuk përbëjnë kërcënim për qeverinë. Prova e kësaj drejtësie u dha me gjyqet e para ndaj opozitës dhe burgosjen e ish-deputetëve. Së fundi, i duhet që për gjithë këto skandale askush të mos flasë dhe askush të mos e kritikojë. Një pjesë e medias ka kohë që është në tepsinë e pushtetit. Nuk kanë folur kurrë. Nuk kanë publikuar kurrë lajmet kritike dhe tashmë duket se dhe regjinë e marrin nga ERTV. Kanë mbetur vetëm mediat profesionale dhe kritike, tw pakta, që shqetësojnë prej kohësh qeverinë me denoncimin e skandaleve. Pa këto media nuk do ishte marrë vesh skandali i Unazës së Re. Nuk do ishin zbuluar vjedhjet me koncesionet. Nuk do ishin zbuluar mashtrimet dhe paaftësitë. Kur e pa që gjithë mediat nuk i blinte dot, në skenë doli ligji antishpifje. Paketa është censurë në kohët moderne. Njëlloj diktature kundër fjalës së lirë, por e veshur me atlete. Ligji u miratua me shumicë votash nga PS duke shënuar dhe regresin më të madh që partia e majtë ka bërë në këto 30 vite. Nuk ka rëndësi se çfarë do ndodhë me pas, por asgjë e mirë nuk pritet, sepse që tani duket se sistemi që kemi ndërtuar këto vite sot e kapi fundin. Nuk ka rëndësi nëse ligi hyn në fuqi pas 15 ditësh apo në janar. Akti i votimit nga PS është vrasje e fjalës së lirë dhe gjesti vlen më shumë se procedurat ligjore. Sigurisht dhe opozita ka mëkatet e saj në këtë degradim të shtetit dhe institucioneve. Por para se t’i bëjmë gjyqin opozitës, a nuk duhet t’i kërkojmë llogari atij që solli gjithë rrënimin e institucioneve. Një ish-deputet burgoset për motive politike dhe opozita kërcënohet me asgjësim. Shkrimtarë dhe intelektualë kërkojnë azil politikë të kërcënuar nga pushteti, ndërsa mijëra qytetarë ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Drejtësia, parlamenti, pushteti vendor, ekonomia dhe bizneset janë vetëm në një dorë që i kontrollon nga vila në Surrel dhe Salla e Hartave në Kryeministri. Si për të mbyllur ciklin e një pushteti total, tashmë dhe me ligj ndalohet të shkruash gjëra që nuk i pëlqejnë qeverisë. Jemi vendi që do drejtojë OSBE-në dhe duket se çdo ditë e më tepër po rrëshqasim drejt diktaturës. Kur ndalohet fjala e lirë demokracia ka marrë fund.

Swiss Digital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 1 minute

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 5 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 10 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 10 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 32 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.