Zyrtarja e lartë amerikane viziton Ballkanin, më 28 Prill do të jetë në Tiranë
Shqipëria këto ditë do të presë figura të larta të politikës botërore. Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried e nis nga Prishtina turin në Ballkanin Perëndimor.
Donfreid shoqërohet nga i dërguari i posaçëm i SHBA, Gabriel Eskobar dhe do të qëndrojë në rajonin tonë deri më 29 Prill. Pas Prishtinës do të udhëtojë drejt Beogradit për të vazhduar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Më 28 Prill, zyrtarja e lartë DASH do të përkujtojë në Tiranë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku pritet të deklarojë mbështetjen e fortë të qeverisë amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal.