Zyrtarja e Lartë e DASH zbarkon të premten në Tiranë, takimi me Alibeajn jo në selinë blu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e njohin Komisionin e Rithemelimit si drejtues në PD-së. Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Karen Donfried, ndihmës Sekretare për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e lartë e SHBA-së, do të ketë edhe një takim me Enkelejd Alibeajn, kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, i cili nga amerikanët njihet si kryetari në detyrë i PD-së.

Takimi nuk do të jetë në selinë blu, por në zyrën e Kuvendit të premten rreth orës 10:30, ku do të jenë të pranishëm edhe Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar, por jo anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?