Prapaskena/ Muriqi qau në dy të mëngjesit, kërkonte transferimin te Galatasaray

Numri dy i klubit të Galatasaray-it, Abdurrahim Albayrak, ka surprizuar të gjithë me një deklaratë të dhënë së fundmi në lidhje me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas tij, 26-vjeçari, ishte afër transferimit me skuadrën e Galatasaray, por do të përfundonte te Fenerbahce.

Albayrak pretendon se Muriqi qau në 2 të mëngjesit në shpatullën e tij, pasi dëshironte të kalonte në “Turk Telekom”.

“Unë s’dua të hapem shumë. Por, Vedat Muriqi donte të transferohej te Galatasaray. Ai qau në orën 2 të mëngjesit në shpatullën time”, ka thënë Albayrak. Kujtojmë që sulmuesi i Kosovës më pas u transferua te Fenerbahce, ku edhe shkëlqeu, duke tërhequr vëmendjen e Lazios, klubi i tij aktual.

SHKARKO APP