“Preja” e parë e Anti-KÇK-së, kompleksi “Golden” në Shijak, Altin Hajrit i sekuestrohen edhe 3 shtëpi dhe 1 pikë karburanti

Teksa Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ligji Anti-KÇK ka bërë goditjen e parë në terren, duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, “Golden” pranë Shijakut.

Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e “Operacionit Forca e Ligjit”, veç kompleksit “Golden” edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri.  Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit pasi konsiderohet si rast emergjence.

Sipas ligjit Anti-KÇK, kjo është goditja e parë ndaj pasurive të grupeve të dyshuara kriminale që vjen drejtpërdrejt me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit. Brenda 24 orësh dosja e policisë më tej do të kalojë në filtrin e SPAK. Sipas ligjit, prokuroria brenda 15 ditësh bën vlerësimet dhe e dërgon dosjen në gjykatë për masën e sekuestros nëse verifikimet e policisë, dhe pasuria është vënë nga burime të paligjshme dhe të pajustifikuara. Më tej po brenda 15 ditësh nga kërkesa e SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në Dhomë Këshillimi shprehet me vendim, i cili është i ekzekutueshëm menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, të njëjtat burime konfidenciale thanë se lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, ndërsa në total deri më tani janë 250 subjekte në verifikim paraprak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji Anti-KÇK kaloi me akt normativ nga qeveria të premten e kaluar, dhe brenda 45 ditësh kuvendi duhet të shprehet, por ligji e merr fuqinë nga momenti kur u votua në Këshillin e Ministrave.

Për ngjarjen e rëndë të Jan Prengës janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve vëllai dhe babai i Altin Hajrit, Leonard dhe Bajram Hajri. Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin ‘Golden’ në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri. Teksa i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, edhe për tentativën e vrasjes së fqinjit të tij pasi dyshohet se nuk i shley detyrimin për punët hidraulike që ai kreu në kompleksin ‘Golden’ e cila nga 7 vjet në shkallë të parë u rrëzua si dënim nga Apeli, Altin Hajri merr goditjen e parë pasurore nga struktura Anti-KÇK e cila sipas ligjit vë në filtër edhe pasuritë që janë në emër të personave të afërm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?