Presidenti Bajram Begaj nis vizitën dyditore në Kosovë

Presidenti Begaj nis vizitën dyditore në Kosovë, do zhvillojë takime në tre komuna dhe do nderojë të rënët e UÇK-së gjatë luftës.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë.
Zyra e shtypit të Kreut të Shtetit bën të ditur se gjatë se gjatë kësaj vizite Presidenti do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.