Presidenti i ”Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka marrë pjesë në natën e parë të Festës së Birrës Korça. Ndodhej dhe Taulant Balla

Presidenti i ”Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka marrë pjesë në natën e parë të Festës së Birrës Korça.

Z.Hysenbelliu thotë se pjesëmarrja vit pas viti në Festë rritet me 30% dhe kjo është parë edhe këtë vit me një pjesëmarrje shumë më të madhe se vitet e mëparshme.

Presidenti Hysenbelliu thekson se shqiptarët dhe korçarët kanë fituar traditën kurse Korça turizmin me këtë festë teksa premton se tradita do të vijojë.

‘’Shqiptarët dhe korçarët kanë fituar traditën. Kjo është kthyer në traditë e sa vjen e rritet. Pjesëmarrja është shumë më e madhe këtë vit, çdo cit rritet 30%. Korça fiton dhe për turizmin, shumë shtëpi kanë hapur korçarët për të qëndruar dhe festuar këtë festë. Kjo është kthyer në festë të traditës, nuk merr pjesë vetëm Birra Korça pjesë, Birra Tirana, Elbar, Heineken, Nikshiqi, Stella. Festa e Birrave. Kjo traditë do të vijojë, e të duam ne nuk e ndalojmë, nuk na lejojnë qytetarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vitet që kaluam ishte shumë i vështirë, vit që shqiptarët dhe bota e vuajtën. Jeta është e tillë që duhet ta përballojmë dhe tani jeta vahzdon duke qenë njerëzit të gëzuar. Gëzuar! Dua të them që natën e parë erdhëm bashkë me mikun tim Balla, jemi shumë miq me njëri-tjetrin, s’ka lidhje me lidhjet politike, kemi lidhje familjare. E vlerësoj që erdhi mori pjesë në këtë festë.’’- tha Hysenbelliu.

Hysenbelliu ka qenë nën shoqërinë e Taulant Balla i cili merr pjesë për herë të parë në Festën e Birrës Korça.

Duke folur për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjola Jata, Balla vlerësoi këtë festë, që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, duke thënë se një festë e tillë duhet të organizohet edhe në qytete të tjera të vendit, si për shembull në Elbasan.

 

 

“Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera. Ftesa ime është që të bëjmë një festë të ngjashme edhe në Elbasan, në gusht në Korçë, në shtator në Elbasan. Është një birrë shumë cilësore, është nga ato markat që na bën krenarë. Plotëson të gjitha standardet më të mira.

Gjithashtu, është dhe një organizim perfekt. Kam takuar sot miq nga Kosova, Rumania, që kishin ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në Festën e Birrës. Jam informuar nga administratori i Birrës Korça, që kjo birrë kërkohet nga shumë vende, shqiptarët që jetojnë në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera. Birra Korca po hyn në tregjet e huaja, edhe në Kosovë gjithashtu”, tha Balla.

(Marrë balkanweb)

SHKARKO APP