Presidenti Meta: Mbështes qëndrimin e BE. Qytetarët e Bjellorusisë, si në gjithë vendet nën regjime, meritojnë zgjedhje të lira

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për qëndrimet e Këshillit të Europian lidhur me zhvillimet në Bjellorusi. Kreu i shtetit shprehet se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”,- deklaron Presidenti Meta.

Ditën e sotme Këshilli Europian deklaroi se nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, duke i cilësuar ato jo të lira dhe jo të ndershme. Vendimi vjen pas akuzave të opozitës bjelloruese për manipulim të zgjedhjeve nga qeveria e Aleksandër Lukashenkos.

SHKARKO APP