Presidenti Meta: Shqipëria nuk do bëhet mavi, do jetë kuq e zi
Presidenti Ilir Meta denoncoi sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat shkeljet ligjore të PS në marrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i shtetit deklaroi se faktet janë të rënda dhe implikojnë veç Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe zyrtarë të tjerë.
Veç shkeljeve ligjore për Gjykatën Kushtetuese, Presidentit Meta publikoi një dokument që tregonte se rilindja ka kapur gjithë institucionet.
Ai tha se “nuk do lejojmë që Shqipëria të bëhet mavi dhe as mavri (si ngjyra e rilindjes), por do jetë kuq e zi”.