Procesi i anëtarësimit në BE, Gonzato: Kërkon punë për të arritur standardet
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë ne konferencën rajonale “Balkonomics”.
“Hendeku mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor nuk do të tejkalohet, na duhet të nxisim konvergjencën social-ekonomike. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe teknik, mbështetet në proces të gjatë dhe kërkon punë për të arritur standardet. Këto përfitime janë të vështira për t’u përballuar nga vendet që bashkohen me BE. Për të pasur qasje në elementë të tregut të përbashkët duhet të kryhen disa reforma dhe të vendosësh disa standarde, pjesa tjetër janë stimujt, injektimi dhe futja masive e ndihmave”, tha Gonzato.