Profil/Bahri Shaqiri, njeriu me vlera dhe virtyte të larta

Nga Bashkim Kadiu

Është pak të thuash se ka jetuar, por është domethënëse kur thua “vlerë e  jetuar”. I tillë është  figura e intelektualit Bahri Shaqiri, lindur më 8 qershor 1970. I lindur në Tiranë nga një familje me taban patriotik, me origjinë nga Shijaku, nipi i Hysni Shaqirit, shoku i tribunit të Vegjelis Bajram Curri, banues prej shumë vitesh në shtëpinë e Migjenit, si mik i tij. Familje që ruajti dhe trashëgoi vlera të patriotizmit shqiptar, që zgjeroi dhe përhapi në degada ndjesinë kombëtare, që  ruajti indetitetin e një kombi, flamurit dhe të qënurit patriot. Bahriu është pinjoll i kësaj dere fisnike me një të ardhme premtuese, ku që në moshë të fëmijërisë së tij spikati ndër versnikët për një zgjuarsi dhe vendosmëri në kërkim të së vërtetës. Trungu i familjes Shaqiri u zhvendos nga qyteti i Shijakut, fill mbas luftës dhe u vendos në Tiranë, duke ruajtur promovimin e vlerave kombëtare dhe kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e kulturës sonë kombetare. Në vazhdimësi, brez pas brezi kjo kolibe e nderuar me një personalitet ndër vite, ka shpalosur traditën kombëtare duke shërbyer me dinjitet në shërbim të atdheut.

Vizioni i Bariut është i bazuar në fakte frutdhënëse, produktive e aplikuar, rezultative me një bagazh dijesh. Të prezantohesh me të është një ndjesi krenarie, ku është e gërshetuar më së miri thjeshtësia me  qëndrimin e tij intelektual. Studiues dhe njohës i thellë për jetën, i një niveli të lartë qytetar. Ai ka një karakter të kompletuar në vlera, me një parim, dinjitoz. I matur, i qetë, emblemë e shquar në kryerjen e detyrave të ngarkuara me moto “I ndershëm”. Përfaqëson denjësisht pozicionin e profesionit të tij, duke shpalosur sekseset e arritura në krye të detyrës që Bariu del gjithmonë i sukseseshëm. Bahri Shaqiri është një nga zyrtarët më korrekt në të gjitha funksionet shtetërore që ka mbajtur.

Ai është ndër drejtuesit më jetëgjatë të Shërbimit Informativ Kombëtar, duke drejtuar këtë institucion prej vitit 2005-2012. Në karrierën e tij, është vlerësuar për punën e tij në çështjen e sigurisë kombëtare, sfidave që ka kaluar vendi dhe rajoni. Atij i njihet një kontribut veçanërisht  në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Demostron vrullshëm vullnetin e tij rezultativ, ku cv-ja e tij është krejtësisht tejet e pasur në vlera dhe në çdo qelizë të tij, ai aspiron për një drejtësi të faktuar. Një forcë lëvizëse që le mbresa të fuqishme, duke ruajtur vërtetësinë e një intelektuali kritik, analizon çështjet duke shpalosur aftësi drejtuese. Figura e tij spikat në vlera me ngulim moralo-shoqëror, një figurë e çiltërt e një pune emblematike që ushqen dhe përcjellë optimizëm, me një qëndrim dinjitoz, duke zënë një vend nderi në shoqëri. Eksperienca e tij është potencislisht falë  dijeve dhe zbatimit në një korrektësi. CV-ja e tij është e pasur, një thesar i vërtetë me një bagazh dijesh në edukim dhe kualifikimesh.

1988-1992, studion dega Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.
2006, përfundon specializimin  pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” pranë akademisë diplomatike shqiptare.
2010, përfundon studimet dhe merr titullin “Master për Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.
2005, i është akorduar titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.
2009, përfundon studimet dhe certifikohet nga Ministria e Financave si “auditues i Brendeshëm në sektorin publik”. Kryen  me  sukses  trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të  menaxhimit, për të ciliat është pajisur me certifikatat përkatëse .

Një figurë me një ekperiencë në punë nga ku pasqyrohet:

1992-1994, jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë financare.
1994-2002, jurist dhe këshilltar ligjor në sektorin privat .
2002-2005, drejtor i kabinetit të drejtorit të SHISH dhe përgjegjes për marrëdhëniet   ndërkombëtare.
2005-2012, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe anëtar i Komitetit Ndërministror të  politikave të Sigurisë Kombëtare.
2005-2012, Drejtor i  Shërbimit  informative të Shtetit.
2014-2015, këshilltar  i Ministrit të Mbrojtjes.
Shkurt-tetor 2017. Zv/ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Tetor 2017-2020, Këshilltar i Presidentit  të Republikës për çështjen e Sigurisë Kombëtare.

2021, ky burrë i vlerave dhe i virtyteve të larta njerëzore, kandidat për deputet për qarkun e  Durrësit, me siglën e LSI-së me numrin 2. Performanca e tij është komunikimi me dinjitet, analist me një psikologji rrezatuese, i thjeshtë dhe plot kulturë. Burrëria dhe bindjet e tija si njeriu i vlerave, duke mbetur unik i mendimit të  lirë. Ideale në thëniet e tij është “drita më e bukur dhe më e ëmbël që ndrit mbi dheun tonë nuk është ajo e diellit, apo e hënës, por thjeshtësisht drita e mendimit “ky është porterti i një njeriu  me vlera dhe virtyte të larta ku thuhet “vlerë e  jetuar”.

SHKARKO APP