Bayern Munich shënon 6 gola dhe merr kreun e Bundesligës! Leverkusen rikthehet te fitorja, Xhaka asist

Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta.

Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një “shuplakë” të hidhur debutuesve të Holstein.

Vendasit shënuan golin e ‘flamurit’ me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti. Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “PreZero Arena”, Hoffenheimi vendas u mund 1-4 nga kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen. “Aspirianat” kaluan dy herë në epëri me Terrier dhe Boniface, ndërsa Granit Xhaka dhuroi një asist fenomenal në golin e dytë. Medon Berisha shkurtoi për vendasit, para se Uirtz dhe sërish Boniface në pjesën e dytë të shënonin edhe dy gola të tjerë për miqtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?