”Protestë me slogane”, Qiraxhi: Presion te qeveria që çmimet të pësojnë një normalizim
Përfaqësuesi i “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, tha se sot kanë vendosur që protesta të fokusohet më së shumti te sloganet dhe shtoi se qëllimi i tyre është që të ushtrojnë presion te qeveria që çmimet të pësojnë një normalizim.
“Për të pasur një formë të re komunikimi, kemi arsyetuar dhe lajmëruar që sot do të jetë ditë pa fjalime. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër. Nëse dy javësh ishim në teorinë që shqiptarët nuk protestojnë, besoj që në këto protesta kemi parë sesi reagojnë qytetarët.
Ka një mori arsyesh, që nisin me atë kthim 365 gradë të kryeministrit që tha qeveria nuk hy në treg, ndërsa tani ndërhyri. E rëndësishme është që qytetarët e angazhuar dhe grupet shoqërore janë për të treguar vullnetin që ne qëndrojmë.
Presioni është i jashtëzakonshëm. Disa ditë më parë kishim 200 të rinj që u shoqëruan në komisariatet e vendit. Nëse ka moment që t’a shohim hajrin demokracisë, është që të protestojmë. Ne tashmë kemi marrë një mësim të jashtëzakonshëm. Nëse bëhemi bashkë ne frymëzojmë qytetarët”.
KOHA JONË SONDAZH

