Pse LSI do jetë surprizë edhe në Tiranë
Herion Mesi-
LSI, pas 25 prillit, do jetë forca politike qeveribërëse. Kjo mbetet e sigurtë nga çdo matematikë zgjedhore. Por LSI do ketë rezultat surprizë në Tiranë, e kjo do të komplikojë numrat e mandatëve që mbeten mes PD dhe PS. Gjithsejt 36 mandate deputeti janë në qarkun e Tiranës, e ku për saktësi në këtë qark futen Bashkia e Tiranës, Kavajës dhe Rrogozhinës. Nisur nga forca që gjeneron adrenalinë zgjedhore që është rinia, por edhe nga shpirti thellësisht i majtë, LSI mbledhë shumë vota majtas, pa harruar dhe pjesën gri, e cila ka parë gjatë këtij vitit të fundit me shumë përplasje mes LSI dhe kryeministrit Rama, sa të krijohet ideja se Rilindja krejt betejën e ka me forcën e majtë, e cila nuk ka ndërruar AND-në siç ka bërë PS-ja prej ardhjes së Edi Ramës në krye të saj.
Fatos Lubonja e ka portretizuar Rilindjen si një sekt pushtues dhe gjakpirës i PS-së së vertetë. Dhe kështu rezulton. Mjafton të shikosh ministrat, zv/ministrat dhe kretj drejtorët e institucionëve kryesore, që të gjithë rilindas, pa asnjë nerv socialist.
Thjesht janë lekist!
Ndaj mandatet në Tiranë do jetë me plus- minus një mes PS-PD-LSI, çka do sjellë fitoren e opozitës në qarkun me të madh në Shqipëri, i cili prodhon 36 mandate deputeti.
Po të shikosh kordinatorët dhe njerëzit e LSI se si punojnë në Tiranë, shpi me ship, pa zhurmë dhe pa media, pasi edhe nëse do të ftonin mediat, ato do të pyesnin së pari Edi Ramën nëse duhen pasqyruar në lajme.
Përgjigja e Ramës dihet në këtë rast!
Por LSI-së nuk i prish dot punë, Kryeministri, pasi takimet janë me njerëzit. Pa harruar se edhe rrjetet sociale nuk mund ti kontrollojë dot Edi Rama.