Pse u vra 19-vjeçari? Identifikohet vrasësi

Pse u vra 19-vjeçari ende nuk sëhtë zbuluar, por Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Erjon Xhenjes në Shkodër.

Sipas informatave nga Policia, ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës, raporton Klan.

Policia nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij. Burime të policisë thonë se vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.

SHKARKO APP