FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna me dy të plagosur në Vrakë, Malësi e Madhe

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me autorin e plagosjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Sipas informacionit të ri, autori i dyshuar i këtij incidenti, Lul Rakaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është i njohur për një rast tjetër të rëndë në të kaluarën.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 09:45 në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, është raportuar se Lul Rakaj ka plagosur me armë zjarri dy shtetas, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?