Megaoperacionet, “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”, pranga në Lushnje dhe Fier

Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”.
Kishin përshtur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, vihen në pranga pronari dhe kamarieri i lokalit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”, nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.
Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit.
Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?