14 viktima nga zjarri në spitalin modular, valë dorëheqjesh në Maqedoninë e Veriut

14 persona humbën jetën për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin modular në Tetovë, e ndërsa sot kanë ardhur dorëheqjet e para. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani. Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, i cili e konsideron këtë si një akt moral, paçka se nuk ka lidhje me procedurat vënies së spitalit modular.

”Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lartë moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin”.

SHKARKO APP