17 vjet më parë, Greqia befasoi futbollin Europian
Si sot 17 vjet më parë, Greqia arriti suksesin më të madh të historisë së saj duke fituar Europianin të vitit 2004.
Përfaqësuesja fqinje mrekulloi botën e futbollit kur mbërriti deri në finalen e madhe dhe mundi 1-0 Portugalinë e yjeve që luante në shtëpinë e saj.
Angelos Charisteas do të ishte heroi i grekëve me golin e tij në pjesën e dytë, atë që ngjiste si asnjëherë më parë kombëtaren Helene, në majën e futbollit evropian.