Si sot 17 vjet më parë, Greqia arriti suksesin më të madh të historisë së saj duke fituar Europianin të vitit 2004.
Përfaqësuesja fqinje mrekulloi botën e futbollit kur mbërriti deri në finalen e madhe dhe mundi 1-0 Portugalinë e yjeve që luante në shtëpinë e saj.
Angelos Charisteas do të ishte heroi i grekëve me golin e tij në pjesën e dytë, atë që ngjiste si asnjëherë më parë kombëtaren Helene, në majën e futbollit evropian.
