22-vjeçarja e zhdukur nuk gjendet as në Maqedoni…detaje
Më datë 27 shtator, rreth orës 08:15 në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë, u rapotua e zhdukur Arbnora Dobra nga Skënderaj.
Ajo kishte dalë nga shtëpia me pretekstin se shkon për t’u takuar me një menaxher modelingu, që të bëj një intervistë pune!
Policia e Kosovës menjëherë ka marrë masa për të zbuluar vendodhjen e vajzës 22 vjeçare.
Nga dita e enjte më datë 27 shtator, deri më datë 30 shtator organet kompentente dhe familja nuk kanë pasur anjë informatë. Më datë 30 në mbrëmje, ashtu siç kanë lajmëruar familjarët Arbnorës, ajo i ka telefonuar dhe ka thënë se ndodhet në Maqedoni.
I fejuari i Arbnorës ka thënë për mediat, se nuk e di arsyen pse është larguar ajo, ai shpreson që e dashura e tij të mos jetë nën këcënimin e dikujt.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se 22 vjeçarja nga Skenderaj, ka kaluar kufirin dhe kanë thënë që po bashkëpunojnë me shtetin fqinj për të lokalizuar vendndodhjen.
Por ajo që bie në sy ështe se shikuar nga sistemi kontrollor elektronik TIMS për Pa Censurë konfirmojnë se shtetasja Arbnora Dobra nga Kosova, nuk ka hyrje në Maqedoni, ajo është e regjistruar se ka hyrë në Maqedoni në herë por, edhe atëherë ajo që bie në sy është se vetëm ka “hyrje” në Maqedoni por nuk ka “dalje” nga shteti.
Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim të Arbnorës, ajo në fillim u dyshua se po mbahet në fshatin Zhelinë por pas kontrollit nga policia, nuk janë gjetur gjurmë të saj.
Aktualisht janë hapur disa pista hetimi dhe po kërkohet për të gjetur gjurmë të Arbnorës!
Sipas informatave jozyrtare dhe eksperiencave të mëhershme, ngjallen disa dyshime, Arbnora pasi nuk është regjistruar në sistem, ajo mund të ketë hyrë në Maqedoni në formë ilegale. Teksa dyshimi tjetër është, se ajo nën presion mund të ketë dhënë informatën se gjendet në Maqedoni, për të orientuar hetimet në anë të kundërt dhe ajo të kishte vazhduar udhëtimin në nje shtet tjetër!
Sot është dita e shtatë, që kemi vetëm një telefonatë nga Arbnora dhe asnjë gjurmë tjetër! Vallë do të ketë edhe Arbnora fatin e shumë vajza të tjera që kanë rastin e ngjashëm dhe kanë përfunduar në shtetin italian?! Mbetet për t’u parë sa të shpejtë do të jenë uniformat blu për të zbardhur të vërtetën!