24 vite nga masakra e Stagovës, presidentja Vjosa Osmani: Autorët do dalin para drejtësisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot 24-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik.

Ajo ka potencuar se përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë është e përhershme.

“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”,-është shprehur Osmani.

SHKARKO APP