25 vite liri, zbulohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj. Ka kushtuar 26 mijë euro

Shtatorja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair është zbuluar të mërkurën në Ferizaj në shenjë nderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës në qytetin e Ferizajt është zbuluar shtatorja e Tony Blair, e cila është vendosur në sheshin që mban emrin e ish-kryeministrit britanik.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u tha se shtatorja e Blair është krenare dhe e lavdishme ashtu si edhe vet liria e Kosovës. “Kjo datë me historinë që bartë mbi supe, me gjakun që lau vatrat tona, me lavdinë që i mbetet krenare epokave është rrënjë ku rilindi Kosova”, tha kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

Në pamundësi të ardhjes, vetë Blair kishte nisur një letër duke përshëndetur ceremoninë, ndërsa nga ambasadori britanik u theksua mbështetja për Kosovën. Shtatorja e Tony Blair është rreth 2 metra e gjatë ndërsa ka kushtuar 26 mijë euro.

SHKARKO APP