30 mijë euro për vr*sjen e gruas! Kush është Naim Murseli? Jeta luksoze në Suedi dhe angazhimi tek Pacolli
Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova i cili para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.
Por kush është Naim Murseli?
Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.
Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë. Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.
Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi. Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.
Për Murselin sot ka folur edhe këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai për Express ka thënë se Murseli ishte bërë pjesë e stafit të Pacollit por që zyrtarisht s’ka qenë këshilltar. Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njojurive që ka pasur në IT. /Express/