300 mijë dollarë ndihma për Spitalin e Tetovës

Një kontingjent ndihmash në vlerë prej rreth 300 000 dollarë amerikan, kryesisht mjete punë dhe pajisje për punë për disa reparte, ka arritur sot në spitalin klinik të Tetovës. Ndihmat në vlerë prej 300 000 dollarëve, kanë ardhur nga Amerika, përmes shoqatës humanitare Drita të Dibrës, në bashkëpunim me Organizatën Helping Hand të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndihmat do të përdoren kryesisht në repartin e kardiologjisë, por ka edhe pajisje për repartet tjera të Spitalit të Tetovës.

Kemi kënaqësinë që sot të jemi në Tetovë që spitalit dhe doktorëve që përherë neve qytetarëve të Dibrës na kanë hapur derën dhe dua ti falënderoj. Sot spitali i Tetovës pranon një donacion prej 270 000 dollarë që përmban pajisje mjekësore dhe materiale mjekësore, që shpresoj që do iu shërbejnë në punën e tyre të palodhshme- deklaroi Nertil Osmani. Sh H DRITA Dibër.

Ky kontingjent ishte i destinuar për Dibrën por meqë kapaciteti dhe sasia apo lloji i materialeve e tejkalon kapacitetet e spitalit të Dibrës e destinuam për Qendrën klinike të Tetovës, e cila gjithnjë e më shumë po bëhet një qendër rajonale, veçanërisht për qytetet shqiptare si Dibra Gostivari, Tetova por edhe gjerë. Këtu ka kryesisht materiale për një përdorim por, mjaft të nevojshme për punën tonë të përditshme- tha Kastriot Haxhirexha, mjek i spitalit të Tetovës.

SHKARKO APP