34-vjeçarja hidhet nga kati i dytë i hotelit dhe humb jetën, pak kohë më parë edhe i shoqi kreu vetëvrasje
Në këto ditë festive, Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 34-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Ajo është Artila Kameri, e cila ka lënë pas një vajzë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë të rënë drejt këtij akti të rëndë. Ndërkohë thuhet se disa vite më parë 34-vjeçarja ka humbur edhe të shoqin, i cili po ashtu ka kryer vetëvrasje.