6 gratë që Presidentja Osmani i përmendi në fjalimin e saj në PE
Në adresimin e saj historik në Parlamentin Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrëfyer historinë e vendit nëpërmjet fateve personale të Vasfije Krasniqit, Fahrije Hotit, Blerta Bashollit, Egzon Sylës, Hana Qerimit dhe gazetares ukrainase Liudmyla Makei, të cilët janë pjesë e delegacionit në këtë adresim.
Osmani përmendi rastin e ish-deputetes Vasfije Krasniqi Goodman, për të cilën tha se ishte ajo që e kuptoi se plagët thellohen në heshtje. “Sot ajo është zëri i mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë”, tha Osmani. Presidentja foli edhe për historinë e Fahrie Hotit, për të cilën tha se “ajo e ktheu pikëllimin në motivim, e dhimbjen në vendosmëri”.
Në adresimin e saj, Osmani shpalosi edhe fatin jetësor të Fahrie Hotit. Veprimet e saj, sipas Osmani, jo vetëm që shpëtuan jetën e qindra grave në fshatin e saj, por historia e saj frymëzoi edhe filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli.
Duke folur për një të ardhme më të mirë, Presidentja veçoi rrëfimin e suksesshëm të Hana Qerimit, bashkëthemeluese e Digital School dhe StarLabs, dy kompani, të cilat janë etabluar në tregun evropian me punën që bëhet në Kosovë.
Liudmyla Makei, gazetares së parë ukrainase që u prit në Kosovë si pjesë e Programit të Gazetarëve në Rezidencë në Kosovë të nisur nga institucionet kosovare në mbështetje të kauzës së tyre për të mbrojtur të vërtetën. “Populli im e njeh edhe ndjenjën e pakrahasueshme të lirisë dhe paqes. Dhe, shpresoj se populli i Ukrainës së shpejti do t’i përjetojë këto ndjenja ndërsa e fiton luftën ndaj agresionit të Rusisë”, tha Osmani.