7 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se gjatë 24 orëve te fundit janë kryer 1478 teste prej të cilave 168 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
“Shkup-110, Kavadar dhe Koçanë me nga 9 raste, Gjevgjeli-7, Manastir-5, Kumanovë Prilep dhe Ohër me nga tre raste, Strugë, Negotinë, Makedonski Brod dhe Dojran me nga 2 raste, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kërcovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Bogdancë dhe Demir Hisar nga 1 rast”.
7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 dhe 275 të tjerë janë shëruar në 24 orët e fundit.