9 muaj nga vrasja e Ivanoviç, ngjarja ende pa autor

Kur kanë kaluar 9 muaj nga vrasja e liderit të SDPS-së, Oliver Ivanoviç, ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen.

Politikani serb u vra më 16 janar të këtij viti në hyrje të zyrës së partisë së tij, në Mitrovicën veriore. Po ashtu, me hetime rreth kësaj vrasjeje po merren edhe institucionet e drejtësisë në Serbi.

Ditë më parë pala serbe është ankuar se EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës nuk janë duke shkëmbyer informacione me Prokurorinë për Krim të Organizuar në Serbi.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka thënë se të gjitha këto organe nuk po i japin asnjë informacion. Ndërkohë, prokurori Special, Sylë Hoxha tha sot për lajmi.net se është pala serbe ajo që nuk po shprehet e gatshme për bashkëpunim.

“Pala serbe nuk po shprehet e gatshme për bashkëpunim, dhe nuk kanë shkëmbyer informacione”, ka deklaruar Hoxha.

SHKARKO APP