Abazi: Kurti kërkon të tregojë muskujt

Ish-zv.kryeministri dhe deputeti Haki Abazi, flet për vizitën e të dërguarit të BE, Miroslav Lajçak në Kosovë. Abazi e cilësoi angazhimin e Lajçak të mekur, teksa foli dhe për zhvillimet e fundit në rajon ku Serbia po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe Bosnjën.

”Angazhimi i Lajçak është i mekur, rezultatet janë minimale, kundrejt një targeti që është i ulët. Nga njohja, u reduktua tek normalizimi i marrëdhënieve, apo targat e dinari. Vektorët e veprimit janë të kundërt.

Nëntoka serbe po tenton të destabilizojë Malin e Zi dhe Bosnjen, teksa Kurti tenton ta tregojë veten si vektor dhe të mbledhë opozitën maqedonase në zyrën e tij për të treguar muskujt. Kurti po mbahet si fajtor për moszbatimin e marrëveshjeve dhe Kosova do të vijojë të jetë nën sanksione”, tha Abazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?