Albin ​Kurti: Këtë dhjetor, Kosova aplikon për në BE

Kryeministri i Kosovës, priti sot në një takim miqësor ish-deputeten e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së gjermane dhe ish-presidenten e Grave të EPP-së, Doris Pack. Kurti dhe Pack folën për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit në Kryemiistri, thuhet se Kurti e njoftoi Pack për prioritetet e Qeverisë, me theks investimet e huaja dhe planet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë këtij muaji.

”Ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Pack sot u nderua nga Kolegji AAB me çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime. Duke e uruar atë për çmimin dhe falënderuar për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm për popullin dhe vendin tonë, kryeministri Kurti tha se jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë. Në takim, Pack ishte e shoqëruar nga Behare Sahitaj, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe Prorektorja për Bashkëpunim, Venera Llunji”.

SHKARKO APP