Ali Ahmeti: Bashkimi kombëtar nuk bëhet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për televizionin T7 ka folur edhe për temën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Ahmeti ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë dhe që s’e do bashkimin kombëtar.

Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alternativë tjetër nuk ka. As shqiptarët, as fqinjët tanë nuk kanë”, është shprehur Ahmeti në “Pressing”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipërinë e Madhe na e futën të tjerët si koncept. S’është Shqipëria as e madhe, as e vogël, është aq sa është”, ka thënë ai.

Ahmeti ka porositur shqiptarët që të punojnë për t’i forcuar shtetet e tyre – duke përmendur në veçanti Kosovën.

Kreu i BDI’së ka folur edhe për idenë e ndarjeve territoriale. “Koncepti i ndarjeve është jo i dobishëm për shqiptarët”, ka thënë ai në T7.

“Në radhë të parë, s’ke se si i ndan. Nuk mund t’i ndash kufijtë me litar, me vizore”, është shprehur Ahmeti. /Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?